Lajme

Përgjaket Tetova: Dy Të Vrarë Dhe Dy Të Plagosur Në Një Familje Për Një Vend Parkimi

Dy të vrarë dhe dy të plagosur, ky është bilanci i një sherri që ka degjeneruar deri në përdorimin e armës së zjarrit në Tetovë, në Maqedoninë e Veriut. Mediat në vendin fqinj raportojnë se viktimat dhe të plagosur kanë lidhje familjare mes tyre

Newsbomb.al mëson se kushëriri, ka varë me armë zjarri djalin e xhaxhit bashkë me nusen e tij, si dhe ka plagosur fëmijën e tyre të mitur. Nga të shtënat, autori është plagosur dhe vetë.

Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një vendparkimi në një nga vilat e tyre në fshatin Çellopek të Tetovës. Autori njoftohet se është arrestuar nga efektivët e Stacionit të Policisë Tetovë dhe është 60 vjeçari me inicialet I.I.

Grupi hetimor dhe ekipet e ndihmës mjekësore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave të saj, si dhe zbardhjen e shkakut që ka çuar në këtë vrasje.

Fshati Çellopek është në pjesën jugore të rajonit të Tetovës, në krah të magjistrales që të çon drejt Gostivarit. Ngjarja është shënuar në orën 14.30 dhe rreth 30 minuta më pas, në orën 15.00 Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë ka njoftuar prangosjen e autorit.