Panik në ajër, aeroplani i “Japan Airlines” me 379 pasagjerë në bord përfshihet nga flakët
Momente tmerri kanë përjetuar pasagjerët e aeroplanit të “Japan Airlines” që u përfshi në ajër nga flakët e zjarrit teksa po përgatitej për ulje në aeroportin Heneda të Tokios në Japoni.
Sipas televizionit kombëtar “NHK”, aeroplani me 379 pasagjerë në bord dhe me stafin e ekuipazhit arriti të ulej në aeroport, ndërsa menjëherë nisi operacioni i shpëtimit.
Të gjithë pasagjerët u nxorrën nga avioni me urgjencë. Ndërsa aeroplani u dogj i tëri në pistë.
Nuk dihet ende shkaku i incidentit në ajër që rrezikoi jetën e udhëtarëve.
Autoritetet japoneze kanë nisur një hetim për këtë ngjarje të rëndë.