Show Biz

‘Paçi faqen e zezë! Emision i shitur, turp të keni! Luizi ndërpret emisionin dhe shpërthen keq ndaj Ronaldos

Një ditë më parë në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E Diell” u dhanë rezultatet e një sondazhi për personazhin më frymëzues në Shqipëri. Një ndër emrat e këtij sondazhi ishte edhe fituesi i edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Luiz Ejlli.

95% e njerëzve zgjodhën këngëtarin si personazhin më frymëzues, dhe 5% i mbetur ka zgjedhur personazhe të tjerë të njohur të ekranit.

Por mesa duket ky rezultat nuk e ka kënaqur këtë të fundit, pasi dëshironte që sondazhi të dilte 100% vetëm me emrin e tij.

Ronaldo Sharka i kërkoi ish-banorit të “Big Brother VIP 2”, një video prononcim për këtë sondazh.

Luizi “fajësoi” Ronaldon për këtë gjë, ndërsa tha se ai së bashku me emisionin janë të shitur.

Ndërkohë në fund të videos këngëtari i uroi për emisionin duke treguar kështu që po bënte shaka me fjalët që tha më parë.

“Këtë video-selfie po e bëj për emisionin ‘E Diell’ tek Ronaldoja, meqenëse kanë hapur një sondazh dhe nuk jam dakord për komentet dhe përzgjedhjet që keni bërë. Kërkoj rinumërim të komenteve pasi nuk është normale që 95% të jenë në emrin tim. Kjo tregon që ai emision është i shitur, Roni është i shitur. Turp të keni, paçi faqen e zezë, urime për emisionin”, tha këngëtari i dashur për publikun.

Kujtojmë që Luizi dhe Ronaldo pas daljes nga “Big Brother VIP” shpeshherë kanë pasur përplasje me njëri-tjetrin për shkak të “thumbave” që ky i fundit hidhte ndaj këngëtarit dhe bashkëshortes së tij, Kiara Tito.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *