LajmeSports

“Kemi fatin kundër”, Ahmataj flet pas humbjes ndaj Vllaznisë: Duhej të përshtateshim me shpejt me terrenin e “Selman Stërmasit”

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, e ka cilësuar edhe si mungesë fati humbjen e bardhebluve përballë Vllaznisë, Ai theksoi se faktor për këtë disfatë u bë edhe fakti që skuadra e tij nuk u përshtat me terrenin e stadiumit “Selman Stërmasi”.

“Duke iu përshtatur asaj që Vllaznia ka prodhuar me shumë në pjesën e parë të sezonit me topa të gjatë ndaj Balajt e Grudës. na vuri në vështirësi dhe u desh kohë për t’u përshtatur. Më pas dominuam por nuk shënuam. Në futboll nëse i humb ato raste, nuk e fiton ndeshjen.

Nuk ishte se dominoi Vllaznia, se po ta shohësh u mundua me këndore, për efekt të terrenit. Pati shumë gabime e si rrjedhojë mundësi në atë që e ka pikë të fortë. Ne i kishim marrë masat, ishte një pakujdesi dhe u shkaktua një 11-metërsh. Në ndeshje të tilla episodet e zgjidhin. Ne krijuam volum, ishim prezent te zona e tyre dhe rrezik konstant në çdo moment, duhej të kishim finalizuar më mirë dhe kjo na bën të mërzitemi.

Ndonjëherë fati nuk është me skuadrën dhe kjo në moment të caktuara ndryshon. Por për momentin kemi fatin kundër. Kemi humbur dy lojtarë pa nisur ndeshja, portierin dhe Hasanin, edhe Najdovski që ishte në nxemje. Hasani kaloi një dëmtim, pavarësisht se u transferua, ai kaloi një dëmtim të lehtë që e linte jashtë kësaj ndeshje.

Ambientimi erdhi me vonesë, duhej të ishim ambientuar që në fillim me terrenin, duke e ditur që kjo fushë mund të rezistonte vetëm 5 apo 10 minuta që të luhej me pasime të sigurta e pastaj do rëndohej. Ky ambientim duhej të bëhej më shpejt.

Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, e ka cilësuar edhe si mungesë fati humbjen e bardhebluve përballë Vllaznisë.
Trajneri i Tiranës, Julian Ahmataj, e ka cilësuar edhe si mungesë fati humbjen e bardhebluve përballë Vllaznisë.

Arritja e dy të parëve? Të pamundur në futboll nuk ka asnjëherë, por sa më e vështirë të jetë objektivi, aq më shumë gëzim të jep kur e arrin”, tha për “MCN” Ahmataj në fund të ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL