Bota

Me një pasuri katër herë me madhe se Musk dhe Gates së bashku – Ja vlera neto e famijes mbretërore të Arabisë Saudite

Familja mbretërore në pushtet e Arabisë Saudite ka një pasuri totale neto me vlerë 1.4 trilion dollarë, katër herë më shumë se vlera e kombinuar e dy prej miliarderëve më të mëdhenj në botë.

Ndërkohë, pasuria neto e themeluesit të Tesla, Elon Musk, vlerësohet në 236.1 miliardë dollarë dhe themeluesit të Microsoft, Bill Gates në 119.7 miliardë dollarë që nga 24 dhjetor 2023, sipas Forbes.

Kjo e bën Shtëpinë e Saudit jo vetëm një nga familjet më të pasura, por edhe një nga familjet mbretërore më të fuqishme në botë, pasi ato kanë ndikim të rëndësishëm në të ardhmen e Gadishullit Arabik dhe industrisë globale të energjisë, raportoi Business Day.

Pavarësisht se ka mbi 15,000 anëtarë, shumica e pasurisë së familjes mbretërore kontrollohet nga një grup i zgjedhur prej vetëm 2,000 të afërmish, të cilët përbëjnë fraksionin qeverisës të shtëpisë.

Ky fraksion rrjedh nga pasardhësit e Abdulaziz bin Abdul Rahman, i cili themeloi Mbretërinë e Arabisë Saudite në vitin 1932. Mbreti Salman bin Abdulaziz Al Saud, i cili hipi në fron në vitin 2015, është kreu aktual i familjes mbretërore, me trashëgimtarin e tij princin e kurorës, Mohammed Bin Salman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *