“Liridona”| Reagon këngëtari: Pacollin e nderon gjithë bota, po e njollos toka e tij
Këngëtari i njohur nga Kosova, Labinot Tahiri, ka shprehur ngushëllimet për vrasjen e Liridona Ademajt, nga bashkëshorti i saj Naim Murseli.
Në një video-mesazh të shpërndarë në rrjete sociale, Tahiri, u ndal dhe tek aludimet e hedhura mbi Behgjet Pacollin dhe lidhjeve të tij me Naim Murselin.
Tahiri shprehet se figura e Behgjet Pacollit nuk mund të njolloset veç pse do dikush, organizon një plan për të kryer një krim.
Këngëtari nënvizon se behgjet Pacolli është një personalitet që nderohet nga e gjithë bota dhe nuk mund të njolloset në këtë mënyrë në vendin e tij.
“Ngushëllime popullit shqiptar dhe familjes se Liridonës për vdekjen e Liridonës, ama figura e Behgjet Pacollit nuk njelloset veç që disa duan ta njollosin”, ka shkruar Labinot Tahiri.
Ai ka thënë se ky rast duhet të lihet në dorë të policisë e prokurorisë.“Mbajeni mend që neser mund të na ndodh edhe neve nëpër familjet tona! Nuk jem ka e dim, a jemi ne si qytetar: avokat, prokurorë, hetues a çka jemi! Ngadale, lerjauni në dorë këtë rast policisë se shtetit dhe prokurorisë e të ndalemi ne se e shkatërruam shoqërinë shqiptare me lajme të rënda!”, ka shkruar ai.