AKTUALITET

Lajmi që gëzon çdo Shqiptar! Balluku: Fluturimet nga “aeroporti i Vlorës” nisin më…

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se fluturimet e para nga aeroporti ndërkombëtar i Vlorës, pritet të nisin në pranverën e vitit të ardhshëm.

Balluku tha se me hapjen e aeroporti të Vlorës, shqiptarët do mund të zgjedhin më shumë opsione oraresh dhe çmimesh biletash.

Rinasi ka arritur të përpunojë 7 mln pasagjerë, sfidë që kërkon investime të mëtejshme, që po bëhen është rasti i pistës për fluturime transoqeanike. Nga ana tjetër, presim aeroportin ndërkombëtar të Vlorës është në 32 % të totalit të punimeve. Në përfundim të 2024 dorëzojmë aerportin në mënyrë që të nisin operimet për të kolauduar të gjithë proceset e punës. Me shpresë, në pranverë të 2025 të kemi fluturimet e para nga aeroporti i Vlorës, nuk është sezonal, por ndërkombëtar”-tha ministrja Balluku.