Lajme

Ambulanca del nga rruga në Lushnjë-Fier, plagosen infermierja dhe shoferi

Një autoambulancë ka dalë nga rruga mbrëmjen e sotme në aksin kombëtar që lidh Lushnjen me Fierin, duke shkaktuar plagosjen e infermieret dhe shoferit.

Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në fshatin Vajkan, raporton noa.al.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Ermelind Tani, 34 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar ambulancën, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Si pasojë e kësaj dalje nga rruga është dëmtuar drejtuesi i ambulancës dhe infermjerja, Andia Çuko, 33 vjeçe

Që të dy u dërguan dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale. /noa.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *