Lajme

Lajmi fundit /Shpërthim zjarri në kazermën e FSK-së në Istog, ministria jep detaje

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që kishte kapluar sot në mesditë një objekt të kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog.

Nga kjo ministri kanë thënë se është intervenuar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar, kështu duke mënjanuar mundësinë e përhapjes së në objektet tjera përreth.

Në lidhje me zjarrin e sotëm që ka kapluar njërin nga objektet në Kazermën e FSK-së në Istog, ju njoftojmë se menjëherë në vendngjarje kanë intervenuar pjesëtarët e Regjimentit të dytë të Këmbësorisë dhe personeli përkatës i Komandës së Forcave Tokësore, të cilët të mbështetur nga Njësia e Zjarrfikësve të Istogut, Klinës, Pejës dhe Skenderajt kanë arritur të lokalizojnë zjarrin duke e kufizuar vetëm brenda perimetrit të këtij objekti montazh, kësisoj duke mënjanuar mundësinë e përhapjes në objektet e tjera përreth”, thuhet në njoftim e MB-së.

Shpërthim zjarri në kazermën e FSK-së në Istog, ministria jep detaje
Shpërthim zjarri në kazermën e FSK-së në Istog, ministria jep detaje

Sipas MB-së, nga vendngjarja është evakuuar me kohë personeli.

Tani zjarri është shuar tërësisht dhe ekipet e specializuara të FSK-së janë duke punuar për sanimin e gjendjes dhe eliminimin e dëmeve tjera kolaterale”, thuhet tutje më njoftim.

Ndërkaq, më tej nga kjo ministri kanë thënë se dyshohet se deri te zjarri ka ardhur si pasojë e instalimit të vjetruar të rrymës.

Shkaku dhe pasojat e zjarrit janë duke u hetuar nga autoritetet përgjegjëse për menaxhimin e sigurisë së FSK-së, por dyshohet të kenë qenë si pasojë e instalimit të vjetëruar të energjisë elektrike”, është bërë e ditur në fund të njoftimit nga Ministria e Mbrojtjes.