Lajme

LAJM I FUNDIT/ Prishet ashensori në Tiranë, çifti bie nga kati i pestë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, në rrugën “Aleksandri i Madh”.

Mësohet se një ashensor ka rënë nga kati i pestë në katin zero. Policia bën me dije se në momentin që ashensori ka rënë, brenda tij ka qenë një çift bashkëshortësh, S. K., 56 vjeç, dhe S. K., 55 vjeçe.

Foto Ilustrim
Foto Ilustrim

Për shkak se lartësia ka qenë e madha çift i bashkëshortëve kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar për në spital, ku po marrin ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.