Lajme

Kongresmenia Teni: SHBA të ndalin ndihmën për Kosovën deri në përmbushjen e të gjitha detyrimeve

Kongresmenia amerikane Klaudia Teni kryesuese e klubit sërb zyrtarisht dorrëzoi projektligjin që do të pezullonte të gjitha ndihmat për Kosovën deri në përmbushjen e detyrimeve, domethënë derisa të tërheqin forcat nga veriu, t’i japin fund persekutimit të sërbëve dhe të formojnë Bashkimin e Komunave Sërbe.

Teni në deklaratë ka theksuar se Kosova nuk respekton Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, e cila shkel normat ndërkombëtare dhe krijon tensione në Ballkan.

Ligji që propozoi, thekson ajo, do të ndalonte çdo ndihmë të mëtejshme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën, derisa të zbatohen disa kushte të specifikuara në Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Teni kujtoi se në vitin 2013, Bashkimi Europian ndihmoi në ndërmjetësimin e Marrëveshjes së Brukselit mes Sërbisë dhe Kosovës për të zbutur tensionet mes të dy palëve, por Kosova nuk i përmbushi shumë nga detyrimet e saj kryesore sipas marrëveshjes-siç është formimi i Bashkësisë së Komunave Sërbe dhe forcave multietnike policore.

Përveç kësaj, Kosova u mohoi të drejtat e sërbëve në Kosovë.

“Mos suksesi i Kosovës në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje shkel normat ndërkombëtare dhe shkakton tensione dhe destabilitet në Ballkan” konstaton kongresmenia.

Për këtë beson se SHBA duhet të bëjë këtë akt për demokracinë, paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Jemi dëshmitarë të shtypjes dhe diskriminimit të sërbëve të Kosovës për shkak të moszbatimit të dispozitave kryesore të Marrëveshjes së Brukselit të vitit 2013. Është imperative që SHBA të mbajë qëndrim për demokracinë, paqen dhe stabilitetin në rajon. Mbështetja e Marrëveshjes së Brukselit e vitit 2013 përcjell mesazh të qartë se ndihma jonë duhet të jetë e koordinuar me parimet e marrëveshjes. Jemi të qartë kundër aksioneve që cënojnë të drejtat dhe mirëqenien e sërbëve të Kosovës. Ky ligj pasqyron përkushtimin tonë për të nxitur paqen dhe thirrjen për përgjegjesi të kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë së Kosovës” tha Teni.