Lajme

Mësuesja e Liridona Ademajt: Ishte nxënëse e shkëlqyer, u vra nga njeriu i kthyer në përbindësh

Gjatë rivarrimit të së ndjerës, Liridona Ademajt ishte e pranishme edhe mësuesja e saj, Teuta Haxhiu. Mësuesja e saj ka thënë se Liridona ishte një nxënëse e shkëlqyer por u vra nga një njeri të kthyer në përbindësh, duke shtuar se nuk do të ndalojnë asnjëherë së kërkuari drejtësi për të.

Teuta Haxhiu, mësuesja e Liridona Ademajt, gjatë rivarrimit Liridonës ka thënë se nuk do të ndalojnë së kërkuari drejtësi.

Foto : KP,Teuta Haxhiu
Foto : KP,
Teuta Haxhiu

“Ende jemi të trishtuar nga vdekja mizore e saj kaq të hershme e porositur nga njeriu i kthyer në përbindësh, nga një frikacak e i pa burrë që askush nuk do ta kishte besuare më së paku ju që vitet më të mira rinore i ndatë me të”, ka thënë mësuesja e Liridona Ademajt.

“Liridonë, e dashur sot në këto momente të rënda për të gjithë ne kur jemi të detyruar të themi lamtumirën e fundit, krahas dhimbjes së madhe që na gërryen, e gërryen edhe gurin. Jemi krenar që të patëm bijë kaq të dashur, nxënëse të shkëlqyer, vajzë të devotshme dhe nënë kaq të përkushtuar siç ishe ti, por njëkohësisht shprehim vendosmërinë tonë që të shprehim drejtësi për ty”, ka thënë Haxhiu.

Ajo është shprehur se nuk  të ndalojnë prej asnjë pengese tjetër për ta dërguar në vend drejtësinë, “mbase edhe si ngushëllim për humbjen e pakombensueshme dhe mesazhin që kjo shoqëri ka nevojë“. /KP

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *