Lajme

“I ke 4 fëmijë”, mjeku tregon se i preu tubat gruas: Martohet për herë të dytë dhe kujtohet tani që t’i zhbllokojë…

Emisioni “Stop” trajton këtë të martë çështjen e prerjes së tubave gjenitalë pa dijeninë e saj të Albina Terollit. Denoncuesja u ballafaqua me mjekun Refki Pere.

Ky i fundit i tha se dikush ia ka kërkuar ta bëjë këtë ndërhyrje, por nuk mban mend dhe nuk mban përgjegjësi.

TIRANË– Emisioni “Stop” trajton këtë të martë çështjen e prerjes së tubave gjenitalë pa dijeninë e saj të Albina Terollit. Denoncuesja u ballafaqua me mjekun Refki Pere.

Ky i fundit i tha se dikush ia ka kërkuar ta bëjë këtë ndërhyrje, por nuk mban mend dhe nuk mban përgjegjësi.

Qytetarja: Mora një vërtetim, ka nja 3 ditë dhe thoshte vetëm të dhënat e çupkave. Tashi, kartela ime nuk ekziston?

Mjeku Refki Pere: Ne s’mbajmë kartela! Ne mbajmë vetëm regjistra. Pse të duhet tashi ajo?

Qytetarja: Po më duhet kartela, ngaqë tubektomia është bërë, por nuk po e rezultoj dot!

Mjeku Refki Pere: A ke thënë për të mbyllur tubat?

Qytetarja: Jo!

Mjeku Refki Pere: Ne s’mbajmë kartela! Ne mbajmë vetëm regjistra.
Mjeku Refki Pere: Ne s’mbajmë kartela! Ne mbajmë vetëm regjistra.

Mjeku Refki Pere: Në qoftë se se ke thënë, i ke tubat hapur. Mund të jenë mbyllur pas asaj (operacionit çezarian).

Qytetarja: Si mund të jenë mbyllur pas asaj?

Mjeku Refki Pere: Po, mbyllen ato pas operacionit.

Qytetarja: Si ka mundësi?

Mjeku Refki Pere: Ohoooo, me dhjetëra herë janë mbyllur.

Qytetarja: Po mirë, ti doktor nuk je i vetëdijshëm çfarë ke bërë në trupin tim?

Mjeku Refki Pere: Po ku mbaj mend unë, çfarë kam bërë?

Qytetarja: Po si nuk mban mend? Ai është operacion.

Mjeku Refki Pere: Po unë nuk mbaj mend 4 mijë operacione. Mbaj mend unë tashi, para 10 vjetësh?

Qytetarja: Po ke dokumentin doktor, mund ta gjesh!

Mjeku Refki Pere: Dokumentin nuk e ke, bre!

Qytetarja: Pse nuk e kam dokumentin? Ti do mbash përgjegjësi për këtë?

Mjeku Refki Pere: Çfarë përgjegjësie do të mbaj unë, se ti më thua mua më mbyll tubat, e kujtohesh pastaj pas 10 , m’i hap tubat..?

Qytetarja: Po më gjej firmën, që unë të kam thënë, që t’i mbyllësh? Pse m’i ke prerë tubat?

Mjeku Refki Pere: Tubat i kam prerë, se më ke thënë ti.

Qytetarja: Ma nxirr, që te kam thënë ty! Ti më nxirr dokumentin, që unë të kam thënë!

Mjeku Refki Pere: Po ku mbaj dokument unë, moj grua?!

Qytetarja: Këto janë gjëra të rëndësishme, o doktor!

Mjeku Refki Pere: Dhjetë vjet, ti je kujtuar pas dhjetë vitesh.

Qytetarja: Doktor, janë gjëra të rëndësishme këto, që ke bërë. Si mund të asistosh në trupin e dikujt, pa i dhënë autorizim?

Mjeku Refki Pere: Ke thënë ti! Ka thënë edhe jot ëmë! 

Qytetarja: Ç’lidhje ka?! Jam unë kryesorja. Ç’është kjo? Ma nxirr, atëherë!

Mjeku Refki Pere: Si ma nxirr?

Qytetarja: Ma nxirr dokumentin, që unë të kam thënë ty! Jam e shkatërruar ekonomikisht.

Mjeku Refki Pere: Po mos e bëje atë punë! (in vitro”) Ti i ke 4 fëmijë.

Qytetarja: Pse mos e bëj? Do të jap llogari ty? Doktor, më ke prerë të drejtën e të qenurit nënë sërish.

Pas qytetares u interesua gazetarja e “Stop” dhe mjeku sërish këmbënguli se kjo gjë është kërkuar nga familjarët, por dokumente para 10 vjetësh nuk ka. Madje në mënyrë të çuditshme ai thotë se Albina nuk ka pse të dojë fëmijë pasi ka 4 pasardhës

Gazetarja: Qytetarja është një ish-pacientja juaj që quhet Albina Terolli. Në vitin 2013 ka sjellë në jetë binjakë nëpërmjet një lindjeje cezariane. Nga ajo ndërhyrje ju keni qenë gjinekologu. Pas kësaj ndërhyrje ju i keni thënë është me tubektomi.

Mjeku: Kur i kam thënë unë?

Gazetarja: Ju i keni thënë në momentin që zonja ka tentuar të ribëjë sërish fëmijë dhe nuk ka mundur.

Mjeku: Mundet që firma ime është.

Gazetarja: Firmën tënde nuk e njeh dot?

Mjeku: Nuk mund të mohoj të vërtetat që janë. Edhe firma ime mund të jetë. Firma ime është.

Gazetarja: Duke qenë se këtu e keni pranuar që zonja ka tubektomi pse ka ndodhur kjo gjëja.

Mjeku: Kjo e ka kërkuar vetë tubektominë.

Zonja: Ma nxirr firmën që ta kam kërkuar.

Gazetarja: E ke kërkuar tubektominë?

Zonja: Absolutisht jo.

Gazetarja: Në momentin që një pacient të kërkon që unë dua të bëj tubektomi firmos një dokument?

Mjeku: Në 2013 i thonë 10 vjet përpara.

Gazetarja: Nuk po flasim për epokën e gurit, para 10 vjetësh jemi.

Mjeku: Nuk e mohoj këtë.

Gazetarja: Më jep dokumentin?

Mjeku: Dokumenti këtu nuk figuron për momentin.

Gazetarja: Që tregon se ajo nuk e ka kërkuar.

Mjeku: Ajo e ka kërkuar dhe familjarët e saj e kanë kërkuar.

Gazetarja: Ç’punë kanë familjarët me tubat e kësaj. Pse tuba aspirimi janë ato?

Mjeku: Pse kujtohet tani kjo, martohet për herë të dytë dhe kujtohet tashi që të zhbllokojë tubat. Pse nuk e kërkoi para se të martohej?

Gazetarja: Ajo kërkon fëmijë mor zotëri?

Mjeku: Katër fëmijë i ka ajo.

Gazetarja: Gjyshja ime ka bërë dhjetë mër.

Gazetarja: Le të ketë bërë 10. Ti ia ve kufirin asaj. Ajo do të bëjë 10. Sa do të bësh ti?

Zonja: 10, 15 është e drejta ime si mua.

Mjeku: Është dëshira familjare që ka ndodhur kjo punë.

Gazetarja: Më nxirr pak dokumentin?

Mjeku: Në atë kohë nuk kemi pasur konsensusin. Ti më thua mua tani çfarë ke bërë para 10 vitesh. Kur bëhet tubektomi nuk kthehet më. Nuk bën më fëmijë normalisht.

Gazetarja: Pse nuk u bë me dokument kjo dëshira?

Mjeku: Mund të jetë kjo një lajthitje kur i thonë./tvklan.al