Traveller

Gazetat Britanike Rekomandojnë Shqipërinë Si 1 Ndër 4 Destinacionet E Lira Për 2024

Shqipëria vijon të jetë në qendër të vëmendjes si një ndër vendet për turizëm të lirë, edhe përgjatë vitit 2024.

Gazeta britanike Daily Express, duke cituar ekspertin e udhëtimeve turistike Simon Calder, e rendit Shqipërinë ndër katër destinacionet tepër të lira për t’u vizituar së bashku me Bullgarinë, Malin e Zi dhe Portugalinë.

“Ekspertët e udhëtimeve në Wanderlust shpjeguan se Shqipëria është “Sekreti i Mesdheut”, ku “plazhet mbeten kryesisht pa resorte”.

Disa nga vendet më magjepsëse për t’u vizituar janë Tirana, Berati dhe Riviera Shqiptare.

Simon komentoi: “Shqipëria, natyrisht, përballet me ishullin e Korfuzit. Është e bukur dhe shumë miqësore.

Nuk është aq i sofistikuar sa Korfuzi, por mendoj se për vitin 2024 do të jetë një kulm i vërtetë nëse doni një pushim me çmime të ulëta dhe po ndodh një luftë tarifash”, shkruan gazeta britanike “Daily Express”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *