Lajme

FOTO/ Goditi 20 herë me thikë bashkëshorten dhe filmoi skenën, burg përjetë për 37-vjeçari shqiptar, çfarë tha në sallën e gjyqit

Ai goditi me thikë nënën e tre fëmijëve të tij në parkingun përballë një dyqani kompjuterësh dhe më pas filmoi gruan që po vdiste. Për këtë akt kriminal, Besmir Ademi (37-vjeç) u dënua me burgim të përjetshëm të hënën para gjykatës rajonale të Aachen të Gjermanisë për vrasje. Në aktgjykim, gjykata vuri në dukje peshën e rëndë të fajit të të pandehurit.

FOTO/ Goditi 20 herë me thikë bashkëshorten dhe filmoi skenën, burg përjetë për 37-vjeçari shqiptar, çfarë tha në sallën e gjyqit
FOTO/ Goditi 20 herë me thikë bashkëshorten dhe filmoi skenën, burg përjetë për 37-vjeçari shqiptar, çfarë tha në sallën e gjyqit

Edhe pse kjo lejon ligjërisht lirimin nga burgu pas 15 vitesh, në praktikë është pothuajse e pamundur. Aktgjykimi nuk është përfundimtar. Në ditën e parë të gjyqit, shqiptari, i cili nuk donte të pranonte ndarjen nga gruaja, ka rrëfyer vrasjen e Jetmira Beka (28-vjeçe).

Besmir Ademi u shpreh: “Fëmijët i kam lënë jetimë. Do të bëja gjithçka për ta zhbërë. Nuk e mbaj mend aktin. Ka vetëm një vrimë të madhe të zezë.”

Krimi i përgjakshëm ndodhi më 20 maj 2023. Besmir Ademi kishte marrë masa që të takoheshin në një parking të Obit për t’ia dorëzuar gruas së tij një nga tre fëmijët. Por në vend të vajzës së tij ai erdhi me një thikë.

Sipas prokurorisë, ai e ka goditur 20 herë me thikë gruan e tij me tehun njëzet centimetra të gjatë, duke e lënë të vdekur në vendin e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *