LajmeSports

Ëndërronte të bëhej futbollist, 60-vjeçari: Si më pranoi ekipi grek, por më dogji…

Ladi, 60-vjecari mekanik nga fshati Verri i Fierit, i cili nuk jeton dot pa futbollin, rrëfeu për Real People, pasionin e tij të madh për këtë sport.

Verri tha se në rininë e tij të hershme ka dashur të bëhej futbollist, por ajo i mbeti vetëm një ëndërr.

Ai tha se në ’98-ën emigroi në Greqi, me qëllimin e vetëm që të zbriste në fushën e blertë, por ekipi që e pranoi në Athinë, nuk mund ta federonte për shkak të problemeve me dokumentet.

Ladi, 60-vjecari mekanik nga fshati Verri i Fierit, i cili nuk jeton dot pa futbollin
Ladi, 60-vjecari mekanik nga fshati Verri i Fierit, i cili nuk jeton dot pa futbollin

“Kam qenë në 98-ën në Greqi me dokumente false. Më priste djali i xhaxhait në Athinë dhe u regjistrova në një ekip aty, që e kishte emrin “Pullat Jeshile” dhe fanellën e kishte të bardhë me jeshile.

Bëra rreth dy javë stërvitje, më pranuan por doli problemi i dokumenteve. Duhej marrë një dokument nga federata dhe dolën ca probleme dhe nuk u bë. Ata kishin qejf që të më mbanin, por ishte kjo arsyeja që nuk nisa të lozja.

Punova dhe ca kohë dhe u ktheva pastaj. Qëndrova vetëm 6 muaj. Shkova vetëm me qëllim për të luajtuar futboll.

E kam pasion futbollin, por dhe biçikletën. Në kohën e beharit bëj më shumë se 50 km në ditë, Fier-Divjakë dhe kthehem. Kur takohem me çiklistë të huaj, kujtojnë se jam profesionist.

E kam pasur futbollin pasion që i vogël. Luanim 2 ose tre herë kalçeto. Në kalçeto kam luajtur mbrojtës. Që të jesh futbollistë duhet të jesh dhe nevrik dhe nganjëherë unë në fushë jam.

Doja të largohesha nga fshati, por investova këtu dhe fëmijët u rritën donin të shkolloheshin se Tirana do para dhe ngelëm këtu. Por ia dolëm, vajzat studiuan njëra mjekësi dhe tjetra ekonomiste. Doja të kisha dhe një djal vetëm ta bëja futbollist”, tha ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *