AKTUALITET

E keni takuar babanë? Përgjigjet Argita Malltezi

Mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur sërish gjatë ditës së sotme poshtë ambienteve të pallatit ku ai banon.

Protestuesve u është bashkuar dhe e bija e ish-kryeministrit Argita Malltezi duke thënë se Gjykata ka vendosur një masë të pambështetur në ligj për të atin.

Ajo theksoi se vendimin do ta ankimojnë duke nënvizuar se drejtësia është e kapu.

“Liria e shprehjes nuk mund të kufizohet me vendim të Gjykatës. Kodi i procedurës penale ka pasur një despozitë që parashikonte kufizimin e komunikimeve të personit nën masë sigurie personale me publikun. Për shkak të precedentëve që vendosi Gjykata Evropiane të Drejtave të njeriut për paligjshmërinë e kësaj norme me standardet e të drejtave dhe lirive që parashikonte Konventa. Gjykata ka vendosur një masë të pambështetur në ligj. Ne do të bëjmë apelime të vazhdueshme, jo vetëm të përgjithshme ndaj vendimit por dhe  ndaj çështjeve të rëndësishme të veçanta në mënyrë që të demostrohet para publikut se kjo është një drejtësi e kapur”

E pyetur nëse e ka takuar të ati, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’, Malltezi theksoi: Sigurisht banojmë bashkë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *