AKTUALITET

Balliu Junior paralajmëron: Ka ardhur koha për akte të forta

Balliu Junior bën thirrje se ka ardhur koha për t’u ndërmarrë akte të forta.

“Mendoj që patjetër duhet të vazhdojë aksoni opozitar brenda parlamentit, por ai edhe duhet përshkallëzuar. Me përshkallëzim kuptoj një akzon më ballor, më të fortë dhe një bashkim tanimë të antarësisë dhe qytetarëve opozitarë bashkë me deputetët tanë, të cilët po bëjnë një luftë të drejtë, të vërtetë brenda parlamentit për të marrë një të drejtë kushtetuese.

Por në vende si i joni, në vende diktatoriale , të kërkosh të drejtat kushtetuese nuk është gjë e vogël dhe nuk është gjë e lehtë ndaj mendoj që duhet një përshkallëzim i këtij aksioni. 

Kemi hyrë në një situatë tejet të vështirë për vendin, për sigurinë e jetës, për të ardhmen e vendit tonë, për sigurinë ekonomike të qytetarëve tanë.

Në këtë kontekst mendoj që është momenti i akteve të forta, jo vetëm si opozitë por edhe thjeshtë si shqiptar në qoftë se duam të rrimë në këtë vend dhe në qoftëse duam të bëjmë të ardhmen e këtij vendi.”