Lajme

U martua me 14-vjeçaren, gjykata e Fierit lë në burg 34-vjeçarin. I riu tenton t’i shmanget mediave, ‘struk’ kokën pas…

“Arrest me burg” ka vendosur Gjykata e shkalles së Parë të rrethit Gjyqësor Fier, për 34-vjeçarin, Aranit Arapi, i akuzuar për veprën penale ‘kryerje e marrëdhënieve seksuale me te mitur.

Ai ka dalë sot para trupit gjykues të kryesuar nga prokurore Oliana Gjergjefi, ku u njoh dhe me masën. Ndërkohë që duke qenë se viktima është e mitur, çështja është gjykuar nga gjyqtarja Klodiana Kryeziu.

Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq në Divjakë pas denoncimeve të shumta në polici të familjes se vajzës minorene me të cilën kishte gati 1 vit martesë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *