Rajoni

Aksident i rëndë në Kroaci/ Tre të vdekur dhe 12 të plagosur, mes tyre një fëmijë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Karlovac – Rijekë, Kroaci. Sipas mediave, një furgon dhe një makinë janë përplasur duke shkaktuar vdekjen e 3 personave dhe duke plagosur 13 të tjerë.

Viktimat janë një çift që ndodhej në makinë, ndërsa fëmija i çiftit ka pësuar lëndime të lehta.

Bëhet e ditur se ka ndërruar jetë gjithashtu edhe shoferi i furgonit, ndërsa 11 personat që ndodheshin në furgon janë jashtë rrezikut për jetën.

Mediat  kroate  kan raportuar  se aksidenti  me fatalitet  ka ndodhur më 06-01-2024.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *