I ngacmonte mbesën 17-vjeçare, gruaja përzë nga shtëpia bashkëshortin maniak
Një grua ka përzënë bashkëshortin nga shtëpia pasi ka mësuar se kishte sjellje të pahijshme drejt mbesës së saj. Sipas raportimit të Dhuratës, korrespondentes së Durrësit në “Aldo Morning Show” në Tv Klan, zonja ka vënë re veprimet dhe nga dyshimi, ka vendosur një kamera në shtëpi.
Përmes saj, ajo ka parë se bashkëshorti ngacmonte mbesën e saj 17-vjeçare që jetonte me ta.
Dhurata: Një zonjë ka nxjerrë burrin e saj nga shtëpia sepse kohët e fundit kishte vënë re që çoç nuk shkonte në fakt me mbesën që kjo mbante në shtëpi.
Aldo: Urdhëro?!
Dhurata: Po, kjo mbante mbesën në shtëpi, mbesa është vetëm 17 vjeç dhe ndërkohë kishte kuptuar diçka që burri i saj nuk sillej mirë me mbesën. Sapo e ka ruajtur këtë gjë, nuk e ka pyetur fare as mbesën se nuk kishte se si. Ka pasur një kamera të vogël të cilën e ka vendosur në shtëpi dhe ka parë reagimet që ka bërë, pra gjestet që ka bërë bashkëshorti i saj me mbesën ndërkohë që kur është pyetur vajza ka thënë që “nuk kam dashur të tregoj, kam dashur që t’i tregoj vetëm mamit tim dhe t’ia them se si është e vërteta” që të largohej nga kjo shtëpi sepse nuk ka dashur që të ndodhë kjo ndarja, pra kjo gjëja që ajo e ka përzënë bashkëshortin.
Aldo: E tmerrshme!
Dhurata: Po, kemi këto rastet o Aldo që sa e sa nuk tregohen nga këto raste duke qenë se janë familje dhe i druhen një çikë, më mirë thonë po largohemi se sa të tregojnë.
Aldo: Sa e tmerrshme është kjo!
Dhurata: Edhe kështu, sapo e ka marrë vesh e ka nxjerrë prej shtëpie dhe ka treguar të vërtetën që përse është bërë kjo gjë.