Kosova

Ekskluzive: Ky është burri që theri me thikë gruan e tij në Fushë Kosovë, përfundon në pranga të Policisë

Kanal24 albania  raportoi pak më parë për një tjetër rast të rëndë që u shënua mbrëmjen e së enjtes, ku një burrë në Fushë Kosovë po dyshohet se e ka therur me thikë bashkëshorten e tij, për motive akoma të panjohura. I dyshuari tashmë është arrestuar, ndërkohë që është zbuluar identiteti i tij.  

Siç mëson kanal24 albania,  i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është Salvatore Fardella, 53-vjeçar, shtetas i Gjermanisë, i cili ka goditur me thikë gruan e tij 42-vjeçare.

Rasti dyshohet se ka ndodhur në rrugën “Dardania”, në afërsi të një furre, ku pas një konflikti verbal, i dyshuari e sulmoi me mjet të mprehtë viktimën.

Gruaja që u godit nga burri është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve që ka marrë kanal24 albania , gjendja e saj është stabile.

Arrestimi
Arrestimi

Në vendin e ngjarjes janë kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërsa Policia tashmë ka nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Sinjali dot ë iu mbajë të informuar për detajet e reja të rastit.