“Grip si ky nuk kam parë”, mjeku zbulon çfarë po ndodh me virusin që po qarkullon
Adrian Fandi, mjek shqiptar në Londër tha në emisionin Now në Euronews Albania se gripi që po qarkullon që nga dhjetori në Angli por edhe në Shqipëri në fillim të këtij viti është i ngjashëm me periudhën para COVID.
Mjeku tregoi se karakteristikë për këtë grip është pneumonia virale dhe bronkospazmat, fishkëllima siç quhen në gjuhën popullore, që duhet trajtuar me trajtim kortizonik për të ulur inflamacionin.
“Kjo gjendje që është tani më kujton periudhën para COVID, në 2019 ku kemi pasur një grip shumë të fortë. Siç tha edhe doktor Ilir Alimehmeti, grip si ky nuk kam parë, dhe kemi pasur shumë komplikacione.
Komplikacioni kryesore në atë periudhë kanë qenë pneumonitë virale te të rriturit dhe bronkolitet te fëmijët. Karakteristikë për këtë grip që qarkullon tani në Angli po ma do mendja është i njëjtë edhe në Shqipëri, është pneumonia virale dhe bronkospazmat, fishkëllima që mund t’i themi në gjuhën popullore. Dhe këto tregojnë që ke një shtrëngim të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe kanë nevojë për trajtim. Jo antibiotik në radhë të parë, por për trajtim kortizonik për të ulur inflamacionin. Kurse për fëmijët nga 0-1 vjeç përdorim aerosolin me avull. Temperatura natyrisht duhet trajtuar kur kalon mbi 39, duhet dhënë paracetamoli dhe ibuprofeni në të njëjtën kohë, se nuk duhet të lësh temperaturën që të shkojë drejt 40 gradë për të parandaluar konvulsionet febrile”, tha mjeku.