Bota

Vrasje Horror Në Sllovaki, Shefi I Kuzhinës I Shkul Zemrën Partneres Dhe I Copëton Trupin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sllovaki, ku një 48-vjeçar ka vrarë brutalisht partneren e tij të re.

Sipas mediave të huaja, 48-vjeçari Josef Hanuska që ishte shef kuzhine, i ka hequr zemrën partneres së tij, Patricias, e cila punonte si kamariere dhe më pas e ka copëtuar trupin e saj.

 

 

Madje policia gjeti në banesën ku jetonte çifti në Bratislavë, një kovë me organet që shefi i kuzhinës 48-vjeçar kishte hequr nga trupi i partneres së tij.

Skena e tmerrshme u plotësua nga lëvizja e 48-vjeçarit për të vendosur një pasaportë britanike mbi çarçafin me të cilin kishte mbuluar kufomën e copëtuar në shtrat.

Krimi doli në dritë të mërkurën e kaluar kur një i afërm i 48-vjeçarit u tha autoriteteve se kishte marrë një mesazh nga shefi i kuzhinës se ai do të vriste veten. Kur oficerët shkuan në banesë, 48-vjeçari kishte ikur dhe përfundimisht u gjet të premten i fshehur në një bodrum.

Fqinjët e çiftit thanë se i kishin dëgjuar duke u grindur, ndërsa njëri prej tyre shtoi se kishte dëgjuar Hanuskën të kërcënonte partneren e tij me shprehjen “Do të të shqyej kokën”.

“E dija se ishin njerëz që kishin probleme me alkoolin dhe zënkat mes tyre ishin të shpeshta”, tha një fqinj tjetër i çiftit.

Siç u zbulua, babai i shefit të kuzhinës 48-vjeçar ishte arrestuar dhe ekzekutuar në vitin 1979 për vrasjen e dy grave që kishte takuar në një festë.

“Strangleri i Bratislavës”, siç quhej atëherë Stefan Paddy, i kishte marrë dy gratë në banesën e tij dhe kur ato refuzuan të bënin seks me të, ai mbyti njërën dhe vrau të dytën në të njëjtën mënyrë pasi e përdhunoi./euronews.al