Lajme

“Fati i Berishës, vetmia”, Bejko: PD ka nisur organizimin e brendshëm, ja çfarë pres nga Basha

Nënkryetari i Partisë Demokratike Roland Bejko, ka komentuar zhvillimet e fundit në vend, si edhe ka zbuluar qëndrimin e forcës politike ku ai bën pjesë. Bejko u shpreh se PD nuk është distancuar vetëm nga Berisha, por nga ajo që ai quajti “berishizmi”, që sipas tij përmbledh elementet që e portretizojnë një figurë politike si autoritar.

Sipas tij Partia Demokratike ka vijuar aksionin e saj politik dhe ka vijuar me procesin e organizimit të brendshëm të partisë, ndërsa zbuloi se deri në fund të muajit mars pritet që të dalë lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare. Ai theksoi se pret që Basha dhe demokratët e tjerë pranë tij të artikulohen politikisht dhe të jenë më pranë qytetarëve për të prezantuar propozimet e tyre.

Sa i përket çështjes së ish-kryeministrit Berisha, ai tha se fundi i liderëve të tillë është vetmia, duke u shprehur se poshtë banesës së tij janë mbledhur vetëm “bashkëpunëtorët që u ndryshoi lëkurën”.

“Ne nuk jemi distancuar vetëm nga Berisha, por nga berishizmi që përmbledh elementet që e portretizojnë një figurë politike si autoritar. Berisha bën si Rama mos njohjen e ligjit, krijimin e forcave paramilitare për kundërshtimin e ligjit dhe de legjitimimin e kundërshtarëve politikë dhe atyre që nuk janë në axhendën e Berishës, fut këtu edhe drejtësinë që ai e quan bandë kriminale dhe kreun e SPAK e vendos me kriminelët e këtij vendi. Ne distancohemi nga aktet e dhunës në parlament. Presim nga ata që janë në parlament t’i japin mundësi zhvillimit të reformave.

në bunker të vetin dhe familjes së vetë, nuk bëri gjë vetëm sa e dëmtoi PD dhe armiqësoi demokratët. Fundi i liderëve të tillë është vetmia. Shikoni pak kush i mblidhet atje te rruga, vetëm bashkëpunëtoret e tij që u ndryshoi lëkurën, nga njerëz të varfër i bëri shumë të pasur duke mos punuar një ditë. Rithemelimi ka humbur tashmë, është në drejtim të paditur”, u shpreh Bejko mes të tjerash.