Lajme

Aksidentohet makina që shoqëronte familjen e gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka! Polici ia vë fajin “rrugës”, nisin hetimet urgjente

Selitës në Tiranë po eskortonte familjen e gjyqtares së Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, Irena Gjoka bën të ditur Top Channel

Makina e Gardës së Republikës ku ndodhej familja e kryegjyqtares, e cila po ruhet me masa shtesë, pas vendimit që Gjoka dha për ish-kryeministrin Sali Berisha, u përplas nga një makinë policie.

Aksidentohet makina që shoqëronte familjen e gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka! Polici ia vë fajin “rrugës”, nisin hetimet urgjente
Aksidentohet makina që shoqëronte familjen e gjyqtares së GJKKO-së Irena Gjoka! Polici ia vë fajin “rrugës”, nisin hetimet urgjente

Në dëshminë e dhënë, polici është shprehur se teksa po drejtonte makinën humbi kontrollin për shkak të shiut, duke ia lënë fajin “rrugës”. Paraprakisht, dyshohet se efektivi, që është prezantuar si polic nga Elbasani, po udhëtonte me shpejtësi tej normave të lejuara.

Megjithatë, për këtë ngjarje kanë nisur hetimet dhe po kryhen verifikime urgjente nga SHISH dhe Garda raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.