Lajme

Dogjën stallën e bagëtive dhe policia shkoi t’i arrestonte, dy autorët dhunojnë efektivët dhe tentojnë t’i marrin makinën

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në zonën Fshat i Ri në bashkinë e Vaut të Dejës. Raportohet se dy persona i kanë vënë flakën një stalle bagëtish për motivin e hakmarrjes.

Pas denoncimit nga pronarët e bagëtive, një patrullë policie ka mbërritur në vendngjarje dhe duke iu referuar dëshmisë së të dëmtuarve, kanë raportuar si të dyshuar kryesore Afrim Sadikun dhe Gëzim Prendin.

Këta të fundit janë shpallur menjëherë në kërkim dhe policia është vënë në ndjekje të tyre. Në momentin kur dy autorët janë lokalizuar dhe policia do të bënte ndalimin e tyre, Sadiku dhe Prendi kanë kundërshtuar dhe kanë dhunuar fizikisht efektivët.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Ata madje i kanë kërcënuar me jetë dhe kanë tentuar t’iu marrin automjetin për tu arratisur. Më pas në vendngjarje kanë mbërritur në kohë shërbimet mbështetëse të policisë dhe është bërë i mundur arrestimi i këtyre dy personave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *