Cili Është Qyteti Më I Ftohtë Në Planet? Dimri Zgjat Nga Tetori Deri Në Maj
Në Siberinë Lindore është një nga vendet më të ftohta në botë i quajtur “Yakutsk” dhe ka një popullsi prej rreth 336.200 njerëz.
Temperatura më e ulët e regjistruar ndonjëherë në Yakutsk ishte -64,4 °C në shkurt 1891, megjithatë disa banorë këmbëngulin se ata kanë përjetuar ditë shumë më të ftohta, por nuk kanë qenë në gjendje ta verifikojnë këtë.
Me temperatura të sipërfaqes së tokës nën -5 °C, shumë prej shtëpive janë ndërtuar mbi shtylla betoni.
I gjithë rajoni i Sakhasë (me kryeqytet Yakutsk) është në një zonë me ngrica të përhershme. Megjithatë, temperaturat prej -50 gradë Celsius tani janë të rralla për shkak të ngrohjes globale, ndërsa intensiteti i akullit dhe i të ftohtit është ulur ndjeshëm, duke i bërë kushtet pak më të durueshme për turistët.
Dimrat në Yakutsk janë jashtëzakonisht të gjatë dhe të ftohtë, ndërsa verat janë të shkurtra dhe të nxehta (në krahasim me temperaturat në Siberi), merkuri ndonjëherë i kalon 30 °C. Vihet re se dimri zgjat nga tetori deri në maj.
Vlen të theksohet se më 4 dhjetor 2023, merkuri në këtë qytet ka rënë në -56 gradë Celsius, sipas stacioneve meteorologjike në rajon.