Lajme

Emrat Kush janë deputetët e Këshillit të Mandateve që do vendosin për arrestimin e Berishës…

Këshilli i Mandateve do të mblidhet në orën 12:00 në Kryesinë e Kuvendit, për të diskutuar për kërkesën e SPAK për arrestimin e Sali Berishës për dosjen ‘Partizani’.

Ky këshill përbëhet nga 10 deputetë, me përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare dhe drejtohet nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Këshillit të Mandateve që do vendosin për arrestimin e Berishës
Këshillit të Mandateve që do vendosin për arrestimin e Berishës

Që mbledhja të jetë e vlefshme të pranishëm duhet të jenë jo më pak se 5 anëtarë. Kjo do të thotë se mazhorancës i mjaftojnë 5 anëtarët e saj për të plotësuar kuorumin. Kush janë deputetët e Këshillit të Mandateve që do vendosin për arrestimin e Berishës:

》Lindita Nikolla, kryetare
》Klotilda Bushka
》Ermonela Felaj
》Arben Pëllumbi
》Bledi Çuçi
》Gazment Bardhi
》Enkelejd Alibeaj
》Oerd Bylykbashi
》Greta Bardeli
》Saimir Korreshi