‘Lidhje intime me Naim Murselin?’/ Pacolli ndaj Currit: Do mbash përgjegjësi, po më bullizojnë djalin
Dyshohet se ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me një mashkull. Një burrë që vret një grua është grua. Nuk është burrë”,-kështu u shpreh Arjan Curri në “Top Story” në lidhje me vrasjen e Liridona Ademajt, duke iu referuar Naim Murselit.
Pas kësaj deklarate që bëri bujë të madhe në media ka reaguar Behgjet Pacolli, i cili shprehet se familja e tij po e përjeton shumë, sidomos djali, i cili siç pretendon ish-presidenti, po bullizohet nga shokët në shkollë.
Ndër të tjera ai e paralajmëron Arjan Currin, se do të marrë masa ligjore ndaj tij dhe deklaratave të bëra.
“Pas një udhëtimi të gjatë, vura re një sërë lajmesh dhe opinionesh të shpërndara kohët e fundit. Disa individë, duke përdorur shpifjet, tentativat për shantazh dhe propagandën, kanë ndërmarrë përpjekje për të kontaminuar emrin tim dhe për të poshtëruar integritetin e familjes sime.
Ju, zoti Arjan Curri nuk keni asnjë të drejtë t’i shkaktoni vuajtje familjes sime, veçanërisht djalit tim të vogël, i cili tani është bërë objekt bullizmi të vazhdueshëm nga shokët e tij për shkak të deklaratave juaja false.
Zotëri, unë nuk ndaj vlerat tuaja. Unë kam një familje me tradita të forta dhe do të punoj për t’ju vendosur para përgjegjësisë për krejt këto vuajtje që i shkaktuat fëmijëve dhe familjes sime,”-tha Pacolli.