Lajme

I Dhanë Detergjent Në Vend Të Ujit, Humb Jetën 92-Vjeçarja Në Shtëpinë E Të Moshuarve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Heraklion të Kretës, në Greqi. Një 92-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi në vend të ujit i kanë dhënë detergjent. Për këtë ngjarje janë vënë në pranga një 52-vjeçar, një 28-vjeçar dhe një 23-vjeçare, të gjithë punonjës në qendrën e të moshuarve.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Heraklion të Kretës, në Greqi. Një 92-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi në vend të ujit i kanë dhënë detergjent.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e të moshuarve në Heraklion të Kretës, në Greqi. Një 92-vjeçare ka ndërruar jetë, pasi në vend të ujit i kanë dhënë detergjent.

E moshuara 92-vjeçare (e lindur më 1923) thuhet se ka pirë ujë të përzier me detergjent. Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur ditën e hënë më datë 12.04.2023 mes orës 9 dhe 9:30 të mëngjesit. Të moshuarës i është dhënë një shishe ujë, e cila ishte në dukje normale dhe e ambalazhuar. Mirëpo, ajo që kishte brenda kjo shishe, ka rezultuar fatale për jetën e gruas. Dhëndri i 92-vjeçares ka thënë në polici se në shishe kishte detergjent.

92-vjeçarja është ndjerë shumë keq dhe është dërguar menjëherë në spitalin ‘Venizelio’, ndërsa familja e saj raportohet se ka bërë padi dhe është ngritur një çështje për vrasje nga pakujdesia. Për ngjarjen janë arrestuar pronari 53-vjeçar i shtëpisë së të moshuarve, 28-vjeçari drejtues i përkohshëm i institucionit dhe infermierja 23-vjeçare, që dyshohet se ia ka dhënë detergjentin. 92-vjeçarja do t’i nënshtrohet nekropsisë dhe analizave toksikologjike, ndërsa do të kontrollohet çdo pamje video nga kamerat e sigurisë.

Ngjarja është denoncuar në Polici dje, të martën 12/5, nga vetë dhëndri i saj, i cili ka përshkruar me shumë detaje në lidhje me ngjarjen. Menjëherë në zonë është kryer hetimi, ndërsa në shtëpinë e të moshuarve ka shkuar edhe një mjek. Shtëpia e të moshuarve raportohet se po përballet edhe me probleme në lidhje me lincensimin, pasi ka mungesa të theksuara me dokumentacionin. Priten rezultatet toksikologjike dhe raporti i mjekut mjekësor, për të përcaktuar gjithçka ka ndodhur.