Lajme

LAJM I FUNDIT – E trishtë! Korça në zi, ndërron jetë mjeshtri dhe figura e lartë…

Korça është në zi pasi ditën e sotme ka humbur jetën një qytetar model, sportisti i njohur Llazi Pula.

Llazi Pula do ta fillonte sportin e gjimnastikës që kur ishte i vogël, nxënës në shkollën “7 Nëntori” dhe më pas do të bëhej pjesë e ekipit të Skënderbeut dhe më vonë i “Shkëndijës” së Tiranës dhe ekipit tonë kombëtar.

Llazi Pula
Llazi Pula

Korçari i njohur për aq sa ishte aktiv në sport ka qenë nga më të mirët e gjimnastikës në Shqipëri, për ta lënë më pas cilësinë e këtij sporti tek i vëllai Kristaqi dhe vëllezërit binjakë Valter dhe Adriatik Meta.

Përtej sportit Llazi Pula ka qenë dhe një mësues i njohur i edukimit fizik dhe një qytetar i nderuar në Korçë. Me humbjen e Llazit gjimnastika korçare por edhe ajo shqiptare ka humbur mjeshtrin, familja njeriun e tyre të dashur, shokët mikun e tyre.