Nxirret pas 149 orësh burri nga rrënojat
Një burrë i cili ngeli nën rrënojat e tërmetit shkatërrues të 6 shkurtit u nxor pas 149 orësh.
Operacion i shpëtimit u krye në lagjen Antakya të Hatay, Turqi.
Ekipit turk, të mbështetur nga personel ushtarak dhe ekipe nga Rumania, iu deshën rreth 5 orë për të nxjerrë 35-vjeçarin.
Mustafa Sarıgül është tashmë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore dhe po merr ndihmën spitalore të nevojshme.