Lajme

3 gratë e tij s’hapin gojën, mjeku Hasi: 16-vjeçaren s’e ka detyruar askush

Dervish Hasi, kardiokirurgu i arrestuar për shfrytëzim prostitucioni ndaj një të miture ka thënë se vajzën nuk e ka detyruar njeri.

Kur është marrë në pyetje, ai është përgjigjur vetëm me “po” ose “jo”, duke mos dhënë detaje të plota për ngjarjen.

Ndërkohë që tri gratë e tij nuk kanë pranuar të flasin fare para hetuesve dhe nuk kanë treguar asgjë në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Nga ana tjetër 16-vjeçarja e cila është shfrytëzuar seksualisht nga Dervish Hasi dhe që e prezantonte si gruan e tij të katërt, ka deklaruar është se nuk ka shkuar me dhunë te ai. Edhe familjarët e saj kanë thënë se në fillim kanë qenë pjesërisht dakord pasi nuk kishin zgjidhje tjetër për shkak se vajza ishte e bindur nga Hasi dhe “kishin frikën e ndonjë veprimi nga ana e saj”.

Pas arrestimit, në celularin e mjekut janë gjetur video erotike të 3 bashkëjetueseve të tij por edhe të vajzës 16-vjeçare. Kjo e fundit shkonte me dëshirën e saj në mënyrë të vazhdueshme te banesa e mjekut, por ka dyshimet që ai ta ketë manipuluar vajzën duke i premtuar se do martohej me të në të ardhmen.