Zërat për sulme serbe në Kosovë, Osmani: Të gatshëm për çdo lloj skenari
Kosova mund të jetë sërish objekt i sulmeve nga Beogradi. Presidentja Vjosa Osmani thotë se strukturat e shtetit të Kosovës janë të gatshme për çdo skenar dhe se qeveria është në kontakt me partnerët ndërkombëtar për çdo rast.
Edhe në Beograd edhe në Prishtinë janë shtuar zërat që thonë se Kosova mund të jetë përsëri shënjestër e sulmeve nga Serbia. Për këtë çështje të mërkurën u pyet edhe e para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila edhe vet kishte alarmuar për një rrezik të tillë.
Megjithate, ajo tha se Kosova është e gatshme për çfarëdo skenari.
Osmani, foli edhe për dështimin e takimeve konsultative me një pjesë të opozitës, për çka u akuzua nga kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj për mosrespektim të agjendës dhe kohës.
Përveç dështimit të takimit me Haradinaj, ftesës së presidentes nuk iu pergjigj as kreu i PDK-së, Memli Krasniqi.
I vetmi që shkoj në zyrën e të parës së shtetit ishte kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.