Lajme

“Burg për deputetët që shpifin”- Basha dorëzon në Kuvend projekt-ligjin

“Deputetët që shpifin në Parlament, apo në deklarime publike duhet të dënohen me burg”.

Kjo është kërkesa që ka depozituar në Kuvend, Partia Demokratike zyrtare e drejtuar nga Lulzim Basha, nëpërmjet një amendamenti në Kodin Penal.

Lulzim Basha
Lulzim Basha

Sipas propozimit të Bashës, kur kjo vepër kryhet nga të zgjedhurit gjatë kohës së ushtrimit të mandatit në seancat parlamentare të kuvendit, apo në çdo formë tjetër, duhet të konsiderohet kundërvajtje penale dhe të dënohet me gjobë ose burgim deri në dy vite.

Aktualisht ndëshkimi në Kodin Penal për këtë vepër parashikon vetëm dënimin me gjobë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *