Vullnetarët nga Kosova në Turqi: Nxorëm kufomën e një fëmije, s’pati kush ta vajtojë e as kush ta marrë
Një ekip vullnetarësh nga Kosova i kërkim-shpëtimit që po qëndron në Turqi, po ballafaqohet me emocione të ndryshme.
Ata u pikëlluan fort kur ia gjetën pa shenja jete anëtarët e familjes një qytetari turk.
Por, edhe më keq se kaq këta e përjetuan një rast tjetër.
Ilir Gaxha, vullnetar që po ndihmon Turqinë në këto kohë të vështira, ka thënë se ekipi nxori nga rrënojat një fëmijë pa shenja jete, por të njëjtin nuk pati as kush ta vajtojë e as kush ta marrë.
Nga kufomat e mbetura nën rrënoja tash e disa ditë, ka nisur që qyteti të kundërmojë.
E krahas ekipit vullnetar të Kosovës janë edhe ushtarët e Kosovës që shkuan në jug të Turqisë me mision e të cilët po qëndrojnë ditë e natë në terren, raporton Kanal24 Albania.