KosovaLajme

Video / Rrahje ndërmjet policisë dhe mergimtarëve “shkak tejkalimi i auto kolonës”.

Një përleshje ka ndodhur sot mes mërgimtarëve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në pikën e kalimit kufitar në Merdarë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, ndërsa kanë pësuar lëndime trupore dy zyrtarë policorë.

Sot rreth orës 10:00, në Merdarë ka ndodhë një incident, ku patrulla e policisë është sulmuar nga persona të dyshuar. Në këtë rast lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtarë policor. Pas vënies nën kontrollë të situatës dhe shoqërimit në stacion të tre  personave të dyshuar, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për veprën Sulm ndaj personit zyrtar”, ka thënë Ahmeti.

 

Një video është  duke qarkulluar  ku shihen përsona të cilet jan duke u përleshur fizikisht policinë e Kosovës, teksa bëhët  e ditur se përsona e përfshirë në rrahje  jan Mergimtarë. Arysa e rrahjes besohet të jetë  tejkalimi  i auto kolonës.

Rrahja ka ndodhur  afer pikës kufitare  në Merdarë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *