VIDEO/ I mbuluar nga pluhuri dhe copat e betonit që bien, i riu sirian nën rrënoja: Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes! Çdo gjë po dridhet
Një i ri sirian i cili ka mbetur nën rrënojat e ndërtesës së shembur nga tërmeti ka arritur të regjistrojë dhe publikojë një video në rrjetet sociale. Gjatë momentit që ai po fliste, copa betoni binin mbi të, ndërsa i riu thotë se edhe 4 familje fqinje ndodheshin po ashtu nën rrënoja.
“Nuk e di nëse do jem gjallë apo do vdes Nuk e di sesi ta përshkruaj ndjesinë që përjeton dikush që ndodhet në këtë situatë të vështirë. Siç mund ta shikoni, jam nën rrënoja (ndërkohë bie një tjetër pjesë e mureve). Ka më shumë se tre apo katër familje nga fqinjët tanë të cilët janë po ashtu nën rrënoja. Zoti na ndihmoftë! Nuk di si ta përshkruaj, çdo gjë po dridhet”-thotë ndër të tjera i riu.