Show Biz

Video “Besoj në dashuri në shikim të parë”-Atdheu puth Xhulin nga …

Si duket gjerat në mes Atdheut dhe Julianes kanë filluar të marrin kahje tjetër brenda shtëpisë së Big Brother Vip Kosova.

Dy protagonistet janë duke qëndruar shumë në prezencën e njëri-tjetrit, por si duket dhe pëlqimi në mes tyre nuk mungon, ashtu siç nuk mungojnë as ngacmimet.

Në ditën e sotme, të ulur në tarracë pranë njëri-tjetrit, Atdheu i tha Xhulit se beson në dashurinë në shikim të parë dhe i dhuroi një puthje në distancë.

“S’ka lidhje tri ditë, tri javë ajo ndodhë sepse unë besoj në dashuri në shikim të parë. Nuk është që ka ndodhur, por po e cekë”.

“Besoj në dashuri në shikim të parë”-Atdheu puth Xhulin nga larg
“Besoj në dashuri në shikim të parë”-Atdheu puth Xhulin nga larg

Por, përkundër pëlqimit të shfaqur, Xhuli është paksa skeptike në ato se çfarë thotë Atdheu.

“Pse po gënjen aq mirë, tregom. Hajde me trego për strategjinë tënde”.