Lajme

Trondit modelja greke: Tre burra shqiptarë më p*rdhunuan, u futën në makinën time dhe…

Modelja greke Maria Alexandrou ka denocnuar se është përdhunuar nga tre burra me origjinë shqiptare.

Denoncimi i saj është bërë ne policinë e Selanikut, një pas incidentit të abuzimit nga pronarja e qendrës së bukurisë, e cila pasi e rrahu i preu flokët me një palë gërshërë.

Modelja greke Maria Alexandrou
Modelja greke Maria Alexandrou

Modelja përshkruan me detaje ngjarjen tronditëse në ankesën e saj dhe përmend tre persona si autorë të përdhunimit të saj dhe thotë se ata ishin tre burra me origjinë shqiptare.

Ngjarja e rëndë, sipas saj ka ndodhur në orën 04:30, më 21 prill 2021.

 

Në dosjen e çështjes që disponon protothema.gr, modelja dëshmon se tre personat me origjinë shqiptare e kanë futur me dhunë brenda një BMË-je të zezë.

Ajo thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën  Christou Kanaki në Ampelokipi, ku shqiptarët i kanë marrë telefonin në mënyrë që mos lajmëronte për ndihmë dhe më pas e kanë çuar në një zonë rurale të Selanikut.

Tortura e ish-modeles në duart e tre burrave zgjati mbi 12 orë, sipas asaj që ajo raportoi në polici. Ajo pretendon se të tre burrat, njëri pas tjetrit me radhë, e detyruan secili të kryente marrëdhënie seksuale kundër vullnetit të saj.

Në një gjendje të mjerueshme, Maria Alexandrou u largua nga vendi i shkretë në këmbë pasi përdhunuesit e saj të dyshuar e lanë atë atje.

Në Drejtorinë e Sigurimit të Selanikut, modelja ka njohur tre meshkujt nga fotot që i ka treguar policia teksa është urdhëruar ekspertiza mjeko-ligjore