Lajme

Tragjike në prag Krishtlindje, 4-vjeçari dhe i ati i tij bien nga kati i 7-të

Një ngjarje tragjike raportohet të ketë ndodhur në Itali gjatë mbrëmjes së djeshme, në vigjilje të Krishtlindjes.

Sipas mediave të huaja, një djalë 4-vjeçar bie nga ballkoni dhe babai i tij në përpjekje për ta shpëtuar atë, bie së bashku me të nga kati i gjashtë, duke mbetur i vdekur.

Djali 4-vjeçar ka shpëtuar për mrekulli, i cili ndodhet i shtruar në spitalin “Cervello”. Mësohet se ai shpëtoi pasi panelet e çatisë së një restoranti e zbutën goditjen e tij gjatë rënies.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 me orën lokale në një pallat në Via Ausonia, ku familja kishte përjetuar edhe vdekjen e kryefamiljares, e cila ndërroi jetë një vit më parë.

38-vjeçari ishte një profesor i Inxhinierisë në Universitetin e Palermos, vdiq pasi mbërriti në spital.

Vogëlushit iu besua kujdesi i repartit të Pediatrisë. Skanimi CT nuk zbuloi ndonjë lëndim serioz. “Ai është vigjilent dhe kërkon vazhdimisht të atin”, thonë në spital. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.