Bota

Tërmeti me magnitudë 6.8 godet Filipinet, po vlerësohet mundësia e cunamit

Një tërmet me fuqi shkatërruese prej 6.8 magnitudë ka goditur sot Oqeanin Paqësor në afërsi të brigjeve të Filipineve.

Sipas EMSC, tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej rreth 70 kilometra apo rreth 100 kilometra në juglindje të rajonit Sarangani.

Madje nga fuqia e madhe e tërmetit, autoritetet kanë paralajmëruar për ndonjë cunami të mundshëm.

Megjithatë deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale nga ky tërmet.

 

Ndërkaq disa ditë më parë Japonia u godit nga një tërmet tejet i fuqishëm, që shkaktoi dhjetëra vdekje si dhe dëme të mëdha materiale. /Telegrafi/