Tërmeti, Balluku: Do bëhen verifikimet brenda 24 orëve, në terren shërbimet sociale
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belida Balluku ka dalë në një deklaratë për mediat, ku ka folur në lidhje me situatën pas tërmetit që goditi mbrëmjen e djeshme vendin tonë.
Ajo tha se të gjitha verifikimet e shtëpive që janë dëmtuar do të kryhen brenda 2 orëve.
Ndër të tjera ajo theksoi se të gjithë banorët të cilët janë prekur nga tërmeti i 26 nëntorit dy vite më parë kanë tërhequr paratë e dmëshpërblimit.
“Të gjitha dosjet janë shpëërblyer dhe paratë janë tërhequr nga banorët përveç dy dosjeve të cilat kanë problematike dokumentacioni. Paratë duhet të përdoren për banesat dhe jo për arsye të tjera familjare. Janë të gjitha me fotot, dhe çfarë ka ndodhur nga tërmeti i mbrëmshëm. Ne pavarësisht se ligji parashikon 5 ditë, do i mbyllim verifikimet brenda 24 orëve për të mos lejuar dhe abuzimet në të ardhmen”-theksoi Balluku.
Ajo pati dhe një thirrje për mediat.
“Do kërkoja nga mediat që informacionin ta përcjellin të saktë. Pasqyrojeni situatën ashtu siç është. Do kemi në terren dhe grupet e shërbimeve sociale për banorët që janë të trembur”- nënvizoi ministrja.