Lajme

Tentoi të vriste babanë me sëpatë, RENEA arreston 35-vjeçarin në Shijak (VIDEO)

Një 35-vjeçar është arrestuar nga forcat RENEA në Shqipëri pasi dyshohet se ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me sëpatë.

Në pranga është vënë shtetasi Eduart Hoxha, banues në Rubjek, Shijak.

Policia bën me dije se gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë urdhrat e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë.

Përballë kësaj situate, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s.

Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të 35-vjeçarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *