Lajme

SPAK kërkon 2.4 vite burg për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla

Ish-kryebashkuaku i Bulqizes Lefter Alla ka kërkuar nga Gjykata e Posacme që ta shpallë të pafajshëm. Në seancën e sotme Alla dhe avokatët mbrojtës paraqiten konkluzionet e mbrojtjes.

Alla tha në seancë  “Jam i pafajshëm jam zgjedhur me 67 % te votave nga populli i Bulqizës. I kam shërbyer me ndershmëri dhe perkushtim. Kam hequr dorë nga biznesi. Nuk kam pasur përvoja të tjera në administratë. Lash  biznesesim tim per ti shërbyer popullit. Kam marrë nga pjesa e familjes time per t’ia vënë në dispozicion popullit.”

Ish-kryebashkuaku i Bulqizes Lefter Alla
Ish-kryebashkuaku i Bulqizes Lefter Alla

Në fund të fjalës së tij ai iu drejtua gjykatës duke i thënë “Shiheni me kujdes këtë punë “Ndërsa prokuroren e akuzoi se nuk e ka marrë në pyetje.

Në përfundim ish-kruebashkiaku kërkoi pafajësi. Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetarja  Enkeleda Lleshi  e cila tha se “nuk kam patur tagra me shumë se të lëshojë urdhëra si e deleguara e kryetarit. S’kam pas dijeni se kush është kompania që po kryente punimet ” sa i takon një përgjimi të prokurorisë me biznesmenin e përfshirë, ajo tha se kishte folur për shkak të detyrave të tjera

SPAK ka kërkuar për Lefter Allën 3 vite e 6 muaj burg me gjykim të shkurtuar 2 vite e 4 muaj dhe denim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.