SKANDAL: Publikohen fotot e Sekretarit të PDsë zgjedhur nga Berisha me McGonigal agjentin e FBIsë
Agjenti i FBI i arrestuar pak kohë më parë në vendin e tij për shkelje të ligjit me mosdeklarimin e udhëtimeve, takimeve, për mosdeklarim të ardhurash por edhe se ka mbështetur një oligark rus, ka pasur marrëdhënie të ngushta politike edhe në Shqipëri.
Opozita po akuzon qeverinë dhe kryeministrin Rama dhe kanë paraqitur edhe një kërkesë për mocion me debat në kuvendin e Shqipërisë. Por ndërkohë agjenti i FBI shfaqet në një foto shumë miqësore me Enri Ceno, aktualisht sekretar për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, njëkohësisht edhe ish-kandidat i Partisë Demokratike në zgjedhje.
Në foto janë së bashku ish shefi i kundërzbulimit në FBI Charles McGonigal, zyrtari i partitë i partisë demokratike, pjesë e foltores dhe Fjoralba Dizdari anëtare e këshillit kombëtar të Partisë Demokratike.
Kjo foto befasuese duhet te jete realizuar disa vite me pare ne kohen zyrtari i FBI vizitonte Shqipërinë. Gjatë kësaj kohe ai ka pasur kontakte me biznesmenë dhe politikanë shqiptare. Disa nga këto takime kanë qenë në nivel të lartë të qeverisjes dhe kjo është shfrytëzuar për sulm politik nga opozita. Por fotot që qarkullojnë tregojnë se McGonigal kishte lidhje edhe me Partinë Demokratike që aq ashpër akuzon qeverinë.