Lajme

Skandal në Raiffaisen Bank, drejtoresha u vjedh qindra mijëra euro klientëve

Një skandal dhe skemë e organizuar vjedhje, që ka përfshirë degën e Raiffaisen Bank në Tiranë, po mbahet i fshehtë nga drejtuesit i kësaj banke dhe policia.

Drejtoresha e një dege të Raiffaisen Bank në Tiranë ka organizuar një skemë vjedhje ndaj klientëve, në bashkëpunim me disa arkëtare.

Skema e vjedhjes dhe mashtrimi është zbatuar për disa muaj me radhë. Priza.al ka mësuar se klientëve u janë vjedhur qindra mijëra euro nga llogaritë bankare, fillimisht në shuma të vogla, dhe me kalimin e kohës në shuma të mëdha. Skandali është mbajtur i fshehtë me qëllim për të ruajtur imazhin e bankës dhe për të mbajtur në gjumë klientët.

Gjithashtu ka ndërhyrje për të izoluar hetimet që të mos shkojnë deri tek roli i kupolës drejtuese që janë Erion Serti, Vilma Baçe, Alexander Zsolnai, Christian Canacaris dhe Elona Mullahi.

Në vijim Priza.al do të japë detaje rreth skandalit!

 

Nga ana tjetër, nga Raiffaisen Bank ka nisur në masë largimi i punonjësve, për shkak të pagave të ulëta dhe ngarkesës në punë. Raiffaisen Bank nuk i ka ndryshuar pagat ka 15 vite. Ka punonjës që punojnë prej 10 vitesh me 430 mijë lekë të vjetra në muaj.

Por, nga ana tjetër fitimet e Raiffaisen Bank janë në rritje, edhe për shkak të pastrimit të parave. Katër vite më parë, Raiffaisen Bank u përfshi në skandalin e pastrimit të parave që origjinojjnë nga Rusia. Fillimisht skandali u zbulua në bankat e gadishullit skandinav, por më pas infeksioni kapi edhe Austrinë. Financial Times raportonte se Raffiesen u përfshi pasi një kritik i Kremlinit zyrtar u ankua dhe kërkoi nga prokurorët në Vjenë që të hetonin fluksin e parave të kaluara nga Danske Bank drejt Raiffeisen që arrin në 977 milionë dollarë.

Gazeta në fjalë citon një activist kundër pastrimit të parave, Bill Browder, sipas të cilin bankat  austriake kanë kohë që kanë injoruar paralajmërimet e bëra dhe u kanë mundësuar kriminelëve rusë që të pastrojnë fondet e tyre jashtë vendit.

Efketi i këtij hetimi ishte i menjehershëm!

Aksionet e Raiffeisen ranë me 12.3% dhe lidhur me këtë skandal dhe vetë banka deklaroi se kishte nisur një hetim të brendshëm.

Banka rezulton se ka një përballje serioze me Hermitage Capital Managment që ka si taktikë të vetën ekspozimin e korrupsionit të korporatave dhe është ky fond që akuzon bankën austriake se ka përfituar pjesë kryesore të transfertës ruse, 634 milionë dollarë.

/ Priza.al