Lajme

Simpatizantja-Berishës: Ti je si Jezusi, po të kryqëzojnë padrejtësisht!

Një militante e ka quajtur ish-kryeministrin Berisha ‘një Jezus’ që po kryqëzohet padrejtësisht për mëkatet e qytetarëve.

Teksa po fliste në një takim të kreut të Rithemelimit, për të cilin SPAK-u ka kërkuar arrestin, militantja tha se njësoj si Jezusi u kryqëzua padrejtësisht për mëkatet e njerëzve, edhe Berisha po kryeqëzohej për mëkatet e shqiptarëve.

“Sot meqenëse jemi edhe në prag Krishtlindjesh, dua të sqaroj se pse po të mbëështesim. Ne nuk po mbëhstesim vetëm doktor Berishën, porpo mbështesim një Jezus po e quaj, në Tokë, që ashtu siç kryqëzuan atë, ashtu po mundohen të kryqëzojnë ty për mëkatet tona. Jo vetëm për mëkatet tona por edhe për gabimet e juaja se unë gjithmonë i kam quajtur si gabime jo të këqija dhe të kam thënë e të them do jem në të mirë e në të keq me ju. Unë vij nga Kamza, ke shumë të fala nga Kamza. Mbështetjen e Kamzës e ke maksimalisht” – dëgjohet duke thënë militantja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *