Lajme

Sa zgjat faza e rritjes tek qeni?

Pyetje ( ne inbox): Pershendetje:Deri ne cilen mosh rritet qeni P.sh Qeni i Sharrit deri sa mujash vazhdon te rritet? Faleminderit per mirkuptimin.

Sa zgjat faza e rritjes tek qentë?

  Përgjigja nga Doktor Atalvin Zhiva.

Për të dhënë një përgjigje sa më të saktë po spjegoj rritjen e plotë tek qentë sipas rracave të tyre.

Shumica e qenve e arrijnë madhësinë e tyre të plotë rreth moshës 12 deri 18 muajshe, por kjo periudhë mund të zgjasë më shumë  tek disa rraca me trup të madh. Ka disa rraca që arrijnë paraqitjen e tyre të jashtme që në moshën 6 muajshe, megjithatë ato vazhdojnë dhe për disa muaj të tjera deri në rritjen e tyre përfundimtare.

Më poshtë po sjell një përmbledhje sipas rracave deri në rritjen e tyre përfundimtare.  Rracat e qenve sipas madhësisë trupore po i ndaj në; rraca të vogla, mesatare, trup mëdha si dhe rracat gjigande.

Qentë e rracave të vogla.

Këta qenushë duket se arrijnë ndërtimin e konstruktit të tyre brenda  periudhës nga mosha 6 deri  8 muajsh, si dhe rritjen përfundimtare në madhësinë e tyre të plotë deri në moshën 12 muaj të jetës së tyre.

Qentë e rracave mesatare

Zakonisht qentë e rracave që kanë trup mesatar e arrijnë një madhësi trupore të plotë nga mosha 12 deri ne 16 muajsh, por gjithashtu mund te kete qen që një rritje trupore të plotë ta bëjnë jo më parë sesa të mbushin 18 muaj të jetës së tyre.

Rracat e mëdha

Ky është grupi me rritje më të ngadaltë sesa 2 madhësite e para. Rracat trup mëdha nuk do e arrijnë madhësinë e tyre trupore më parë sesa të mbushin moshën 15-18 muajshe, si rritjen e tyre në moshën 22 muajsh.

 Rracat gjigande

Qentë e rracave si Saint Bernards, Great Pyrenees, Mastiffs, etj etj duan një kohë të gjatë deri në rritjen e tyre përfundimtare. Madhësia e trupit tek këto rraca zakonisht arrihet rreth moshës 18 muajsh, por rritja e tyre përfundimtare, e plotë, me muskujt e formuar plotësisht , tek këto rraca arrihet në moshën 2 deri 3 vjecare.

Mos harrojmë se në këto statistika rraca e qenit luan një rol dominant, shpesh herë qen që  kanë 1 apo disa përzjerje genesh (të rracave të ndryshme) e kanë më të ç’rregullt moshën se kur mund të arrijnë madhësine e tyre të plotë si dhe madhësinë në kg.

Crediti nga Dr Atalvin Zhiva